Yahoo!, hakerat vjedhin 450 mijë fjalëkalime

13/07/2012 01:20

Yahoo! është sulmuar nga hakerat dhe ndodhet nën akuzë për shkelje të hapur të sistemit të tij të sigurisë.

Disa hakera kanë dhunuar në fakt më shumë se 450.000 llogari duke vjedhur fjalëkalimet e përdoruesve.

Fjalëkalimet, sipas asaj që shkruajnë disa media dhe rrjete të specializuara amerikane, ishin lënë në mënyrë të hapur në disa file(dosje), ku mblidhen kredencialet e përdoruesve të regjistruar në rrjetin Yahoo Voice, një konkurrent i Skype.

Kjo është një goditje rëndë për kompaninë Yahoo!, e cila ka hapur një hetim për çështjen në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA