Ulet dënimi për peshëngritësin Qerimaj
13/07/2012 00:00
Komisioni i Apelit në Federatën Botërore të Peshngritjes e ka ulur në 11
muaj dënimin 2-vjeçar të Erkan Qerimajt, vendim ky që lë përfundimisht
shkodranin jashtë Lojrave Olimpike Londër 2012.
24-vjeçari rezultoi pozitiv në testin antidoping në europianin e peshngritjes së këtij viti në Antalia, aty ku u shpall dhe kampion europe në peshën 77 kilogramë.
Në këtë kompeticion në urinën e Qerimajt u gjet një substancë e familjes Metyl Hexanamine. Në fillim Qerimaj u përjashtua 4 vjet nga cdo aktivitet, por më pas Federata Ndërkombëtare e Peshngritjes në site-n e saj publikoi dënimin e Erkandit me 2 vjet duke quajtuar gabim njerëzor atë që ishte publikuar më parë.
Top Channel