Turi i Francës, vijon dominimi britanik

13/07/2012 00:00

Vazhdon dominimi i çiklistëve britanikë në Turin e Francës. Edhe në etapën e 12-të, britaniku Wiggins ruajti fanelën e verdhë, ndërkohë që pas tij në renditjen e përgjithshme, është bashkëkombasi Froome.

Etapa e 12-të nga Saint-Jean de Maurienne deri tek Annonay Davezieux ishte e gjatë 226 kilometra dhe e favorshme kryesisht për sprintierët.

I pari e kaloi vijën e finishit britaniku David Millar ndërsa pas tij u rendit francezi Peraud. Vendi i tretë shkoi për spanjollin Egoi Martinez.

Interesante ishte gara për vendin e gjashtë dhe të shtatë, një betejë e zhvilluar deri në fund mes Peter Sagan dhe australianit Matt Goss. Dy ciklistët kaluan thuajse njëkohësisht vijën e finishit. Sagan ishte disa të qindëtat më i shpejtë sipas gjyqtarëve, por kjo solli protestën e australianit Gross, protestë që mund të rezultojë ndëshkuese për të.

Edhe pas kësaj dite, britaniku Wiggins siguron fanelën e verdhë edhe për etapën e 13-të, e gjatë 217 kilometër dhe që favorizon sërish sprintierët. Wiggins udhëheq në klasifikimin e përgjithshëm me 54 orë e 34 minuta e 33 sekonda, 2 minuta e 5 sekonda më shumë është bashkëkombasi i tij Froome, i treti me diferencë 2 minuta e 23 sekonda është italiani Nibali.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta