Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Rihanna-s. Këngëtarja duket se ka lënë pas ditët e vështira dhe hidhërimin që e shoqëria pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj, me të cilën vetë pati pranuar disa herë që ishte shumë e lidhur.
24-vjeçarja është parë në vendlindjen e saj në Barbados ku ndodhet për disa ditë pushime. Me flokë të lëshuar dhe e qeshur, Rihanna dukej në një formë të mirë.
E shoqëruar nga disa mikesha të saj, këngëtarja iu përkushtua sportit të skiimit mbi ujë dhe nga ajo që u pa, dukej qartë që me të vërtetë po argëtohej.
Në fillim të këtij muaji, një postim në faqen zyrtare në rrjetin social të Twitter Rihanna njoftoi të gjithë fansat për vdekjen e gjyshes së saj Dolly. Ditët që pasuan ishin të vështira. Në fotot e postuar në të njëjtin rrjet, 24-vjeçarja dukej mjaft e pikëlluar, aq sa për ngushëllim i ishte drejtuar edhe alkoolit.
Top Channel