
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë në qytetin e Selanikut në
Greqi ku është takuar me emigrantë, të cilëve u ka kërkuar të bëhen
pjesë reale dhe e drejtpërdrejtë e ndryshimit në Shqipëri.
Kryesocialisti e ka vene theksin tek programi per nje Rilindje Shqiptare, i cili sipas zotit Rama do te jete themeli i nje politike te re per Shqiperine e shqiptaret.
“Një gjë është e sigurt që nuk mund të lihet më qeveria e sotme të vazhdojë të grabisë dhe të mbysë Shqipërinë me argumentin që po këta të tjerët çfarë do të bëjnë. Në fund të fundit kontratën populli e ka me ata që qeverisin dhe janë ata që qeverisn që duhet të japin përgjigje një më një për çdo pikë të shkelur të kontratës. Kjo qeveri e ka grisur kontratën me popullin dhe për këtë arsye populli duhet ta flakë me votë në zgjedhjet e ardhëshme, ndërkohë që pa asnjë dyshim duhet që qeverinë e re ta gjykojë vetëm përmes provave dhe në rast se edhe qeveria tjetër nuk i përmbush pikat e kontratës me popullin, populli përsëri e ndërron. Në fund të fundit kjo është edhe ajo që e bën demokracinë të funksionojë. Mundësia për ta ndryshuar qeverinë kur qeveria nuk respekton kontratën me popullin”, tha Rama.
Zoti Rama theksoi se qeveria aktuale me kryeministrin Berisha eshte shnderruar ne nje klan qe funksionon vetem per interesa personale te njerzve prane saj.
“ Realisht besoj që kjo qeveri dhe kryeministri i saj kanë tradhëtuar popullin, kanë trahdëtuar interesat kombëtare, kanë tradhëtuar interesin publik, kanë tradhëtuar gjeneratën e re, kanë tradhëtuar të moshuarit, kanë tradhëtuar ish të përndjekurit, kanë tradhëtuar pronarët, kanë tradhëtuar sipëramrrjen, kanë tradhëtuar të rejat dhe të rinjtë që shkojnë në universitete dhe në vend të diplomave marrin letra pa vlerë, kanë tradhëtuar çdo shqiptar e shqiptare që meriton të jetojë në një Shqipëri të denjë brenda Bashkimit Europian dhe që fatkeqësisht jeton në një Shqipëri të kapur për fyti për shkak të interesave të një grushti njerëzish që janë oborrtarë dhe klientë drejtëpërdrejtë të kryeministrit. Ky është realiteti dramatik i vendit tonë dhe për ta ndryshuar këtë realitet duhet pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje e çdo shqiptari e shqiptareje në procesin politik që me votë ne ta largojmë këtë flamë dhe t’i hapim rrugë një Rilindjeje Shqiptare”, tha Rama.
Top Channel