Misioni EURALIUS propozon ndryshime thelbësore në legjislacionin për
Gjykatën e Krimeve të Rënda, mes të cilave edhe kompetenca e kësaj
gjykate për gjykimin e veprës së pastrimit të parave, si dhe te
korrupsionit ne rastet kur dyshohet e bashkelidhur me kete veper.
Eksperti i EURALIUS, Pietro Spera theksoi se pastrimi i parave mund te ndahet ne dy kategori, ajo e pastrimit te parave ne rrethana lehtesuese dhe renduese, dhe nuk mund te hetohet nga nje prokurori e zakonshme, por nga e Krimet e Renda.
“Do të doja te beja nje propozim te thjeshte, nese ju mund te futni ne rastin e pastrimit te parave edhe korrupsionin ne kompetencen e krimeve te renda. Sepse ne mjaft raste rezulton se korrupsioni favorizon pastrimin e parave, ne nuk mund te mendojme nje lufte efikase nese ne kete fushe nuk bashkangjitet edhe korrupsioni, pra edhe njehere korrupsioni per vepren e pastrimit te parave se bashku me te duhet te perfshihet tek Gjykata e Krimeve te Renda.Ne kete pike mbase do ishte e mundur te perfshihen disa nene dhe nese kjo ka lidhje me vullnetin politik, atehere te shikohen format me te renda te korrupsionit”, tha Pietro Spera, ekspert i EURALIUS.
Ne lidhje me ndryshimet qe duhen bere per kompetencat e Gjykatave të Krimeve te Renda, kryeprokurori i Krimeve te Renda, Olsian Çela deklaroi se fillimisht duhet nisur nga emri i kesaj gjykate.
“Unë kam qenë i mendimit që emri i kësaj gjykate duhej të ndryshojë, duhet të ishte një Gjykatë për Krimin e Organizuar, sepse në fund të fundit, ky ka qenë profili që ka patur për 8 vitet e fundit. Krimi i organizuar vazhdon të jetë një problem për shoqërinë shqiptare dhe do të jetë në vazhdim problem për shoqërinë tonë, si për çdo shoqëri tjetër në botë. Janë probleme të zhvillimit, janë probleme që vijnë prej shumë arsyesh dhe si i tillë krimi i organizuar kërkon një vëmendje dhe përkushtim maksimal, kërkon njerëz të specializuar, kërkon shumë mjete në dispozicion”, tha Çela.
“Ne duhet t’u japim emërtimin strukturave, institucioneve të formës që kanë vërtetë. Sot Gjykata për Krime të Rënda dhe Prokuroria për Krime të Rënda janë të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe nuk ka asgjë të keqe që të ketë pikërisht këtë lloj emërtimi. Në pamje të parë duket sikur nuk ndryshon asgjë, në fakt nuk është vetëm kaq sepse nga kjo rrjedhin edhe shumë detyra dhe angazhime të tjera, mund të lindin edhe shumë rikonceptime të mënyrës së bashkëpunimit”, tha Edmond Rizai, drejtor të Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar.
Ne lidhje me trafikun e marijuanes per here te pare gjyqtari Luan Hasneziri deklaroi se duhet parashikuar nhe legjislacion edhe çeshtja e sasise se hashashit te bllokuar, e ne varesi te saj te kete nje prag te dhenies se denimit
Top Channel