E ndersa diskutimet per ndryshime kane prekur te gjitha shkallet e
gjyqesorit, cilat jane ndryshimet qe Gjykata e Krimeve te Renda mendon
qe duhen pare.
Ish-kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda aktualisht gjyqtar në këtë gjykatë dhe po ashtu anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë mendon se kanë kaluar gjashtë vjet që kur hyri në fuqi ligji për funksionimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe tashmë duhen bërë permirësime thelbesore ne te qe nga neni per menyren sio duhet te ruhen gjyqtaret e deri tek mandati i kufizuar i tyre.Ne total deklaron gjyqtari Dritan Hallunaj duhen ndryshuar 11 nene te ligjit numer 9110.
“Ligji me numër 9110 date 24 korrik 2003 për organizimin dhe funksiomimin e gjykatave për Krimeve të Renda, në përcaktimin e përbërjes e gjykatave ka përcaktuar si mandat një periudhë 9-vjecare për gjyqtarët e kësaj gjykate. Pra në 1 janar të 2013, disa gjyqtarëve të kësaj gjykate u mbaron mandati. Aktualisht në konceptet e gjyqtarëve të kësaj gjykatë ky kufizim i ushtrimit të funksionit krijon pasiguri dhe ul garanci për palëvizshmërinë në detyrë të gjyqtarit”, tha Hallunaj.
Top Channel