Gazetarët e së ardhmes

13/07/2012 00:00

Gazetaret e rinj nuk duhet te reshtin se kerkuari te verteten por
paralelisht te ecin me teknologjine e re te mesojne gjuhen interaktive 
per te arritur ne nje gazetari qytetare.

Ky eshte mesazhi i Artan Fugës, shefit te Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit ne Fakultetin e Histori-Filologjise, aty ku merren dhe leksionet e para te gazetarise.

“Ne pikërisht këtë hop duam të bëjmë, të mësojmë gazetarinë interaktive, multimediale, numerike, ku vlera e shtuar është pikërisht dialogu i përhershëm i gazetarit me qytetarin dhe zhvillimi i gazetarisë qytetare. Gazetarët e rinj duhet të jenë në nivelin e asaj që teknologjia e re lejon për të transmetuar mesazhet. Pra duhet të jetë një gazetar me shumë detyra, i gjithanshëm, të dijë gjuhën e soft-eve sepse ato janë alfabeti i gjuhës së sotme, të dijë gazetarinë interaktive dhe mbi të gjitha të luftojë për të vërtetën dhe vetëm për të vërtetën”, tha Artan Fuga.

Ne Ditën e Komunikimit në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit është inauguruar studio e re dixhitale ne ateliene e radios, ku studentet do të vënë paralelisht teorite ne praktike. Sipas pedagoges Iris Luarasi gazetaret e rinj duhen orientuar drejt kritikes.

“Studentët këtu do të kenë mundësi jo vetëm të mësojnë teorikisht atë që mësohet në gazetarinë e radios, por edhe do të vënë në praktikë të gjitha ato dijenitë e tyre teorike. Eshtë shumë e rëndësishme të mësuarit e studentëve me një sens të gazetarisë kritike, sepse duket sikur kemi filluar të bëjmë vetëm ‘qoka’ me pjesën e raportimeve në gazetari dhe kështu që mundohemi shumë t’ua mprehim studentëve aftësinë e bërjes së gazetarisë kritike”, tha Luarasi.

Ne Diten e Komunikimit Departamenti i Gazetarise dhe Komunikimit ka prezantuar edicionin e ri te gazetes “Reporteri”, portalin online te departamentit “Reporteri Multimedial”, faqen ne shqip te Observatorit Europian te Gazetarise, si dhe projektin e ri per radio sociale.

Ne prani te drejtuesve te Universitetit te Tiranes gazetarëve dhe stafit pedagogjik të këtij Deparatamenti janë vlerësuar me çmime edhe disa produksione të gazetarëve të rinj të diplomuar këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB