Demi Moore, konfuze dhe e trishtuar

13/07/2012 00:00

Demi Moore ka patur një vit tepër të vështirë, pas ndarjes nga Ashton Kutcher, problemeve me ushqimin dhe me stresin.

Tani i duhet të përballë edhe me distancën që i kanë krijuar tre vajzat, të cilat kanë kërkuar të shkëputen disi nga nëna e tyre.

49-vjecarja është fotografuar gjatë pushimit të xhirimeve të filmit të ri të saj që po xhirohet në New York “Very Good Girls”.

 
Demi është fotografuar ndërsa ka vendosur duart në kokë dhe duke u futur thellë në mendime. ajo duket e shqetësuar, me sy të trishtuar dhe e mërzitur.


“Demi është pak konfuze tani. Vajzat e kanë lënë vetëm dhe problemet e saj janë shtuar shumë”, thotë një burim për “Daily Mail”.

Demi nuk është parë në shoqërinë e vajzave të saj prej muajsh.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta