
UEFA shpërndau të ardhurat për klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve
në sezonin 2011/2012. Në total fondi i dhënë nga qeveria e futbollit
evropian per te 32 skuadrat pjesemarrese ishte 754.1 milionë Euro ku
pjesën më të madhe e kanë marrë 2 finalistet, Celsi dhe Bajerni i
Mynihut.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të UEFA, Chelsea, fituesit te këtij edicioni të Ligës së Kampioneve i është akorduar një shifër prej rreth 60 milionë eurosh, nga të cilat 30 milionë janë për pjesëmarrjen dhe paraqitjen në ndeshjet në grupe dhe fazës së eliminimit të drejtpërdrejte dhe 30 milionë të tjerë nga e drejta televizive.
Bajerni i Mynihut përfitoi 42 milionë Euro; 27 milionë nga pjesëmarrja dhe 15 milionë nga të drejtat televizive. Por jo vetëm kaq, Celsi dhe Bajerni përfituan edhe të tjera bonuse. Kështu klubit londinez iu akorduan 9 milionë Euro për suksesin në finale, ndërsa Bajerni përfitoi rreth 6 milionë si finalist.
Klube të tjera që përfituan nga UEFA për pjesëmarrjen e tyre janë Barcelona me 41 milionë, Milani me 40 milionë, Reali i Madridit me 38 milionë, Mancester United e Interi me respektivisht 35 dhe 31 milionë Euro.
Top Channel