
Bileta, po jo për ndeshje, por vetëm për të parë Realin e Madrid se si vë në jetë skemat në një seancë stërvitore.
Kështu tifozët do të paguajnë deri në 400 dollarë për të parë këtë verë një stërvitje të Realit në Los Angeles. Turi amerikan për kampionët e Spanjës shndërrohet kështu në një biznes luksoz, duke parë çmimin e biletave.Formacioni i drejtuar nga tekniku Josè Mourinho do të stërvitet në ambientet e kolegjit Ucla.
Kush ka dëshirë të asistojë në stërvitje duhet të paguajë direkt 382 dollarë. Çmimi është i lartë, ama këto para do të shërbejnë që një tifoz i zjarrtë të shohë nga afër për disa orë futbollistët.
Megjithatë ka edhe bileta të tjera më ekonomike prej 85 dollarësh, një çmim sidoqoftë i paimagjinueshëm për në Europë. Programi i qëndrimit në SHBA për Real parashikon edhe miqësore me Los Angeles Galaxy 2 gusht, Santos Laguna 5 gusht, Milan 8 gusht dhe Celtic 11 gusht.
Top Channel