Pedrosa dhe Markes, pilotët e Hondës 2013-14

12/07/2012 00:00

Dani Pedrosa dhe Mark Markes do të jenë pilotët e Hondës Zyrtare në
Botërorin e MotoGP të vitit 2013 dhe 2014. Lajmi u bë zyrtar nga
drejtuesit e skuadrës japoneze nëpërmjet një komunikate për shtyp.

‘Honda ka kënaqësinë të bëjë të ditur lajmin se Dani Pedrosa dhe Mark Markes do të garojnë për këtë skuadër në 2 sezonet e ardhshme të Botërorit të MotoGP, -lexohet në komunikatën e Hondës.- Pedrosa zgjati kontratën aktuale të tij edhe për 2 vjet të tjerë, ndërsa Mark Markes do të bëjë debutimin e tij në klasin e MotoGP në moshën 20 vjecare. Markes është një prej talenteve më të mëdha të motoçiklizmit dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare’

Markes, që kryeson botërorin në klasin e Moto2, te Honda Zyrtare do të marrë vendin e australianit Kejsi Stoner, i cili deklaroi se do të tërhiqet përfundimisht nga garat e MotoGP në fund të këtij sezoni.

‘Të jem pjesë e Hondës në klasin MotoGP është për mua një ëndërr e bërë realitet-tha Markes-dua të falenderoj drejtuesit e kësaj skuadre për besimin që patën te unë. Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Hondës në të ardhmen. gjithsesi tani dua të jem i përqendruar në botërorin e Moto2 ku po punojmë shumë për të arritur objektivin tonë; fitimin e titullit botëror’

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta