
Bashkëkryetrari socialist i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri thotë se PS dha dakortësinë për reformimin e Kodit Zgjedhor pasi arriti të sigurojë disa garanci.
“Janë arritur një sërë garancish shtesë, jo gjithcka që ne kemi kërkuar është materializuar në këtë marrëveshje, gjithësesi jemi në një situatë shumë më të mirë dhe kodi ka përmirësime të dukshme krahasua me gjendjen aktuale. Mund të them disa elementë kryesorë që duken, e para është që mundëm që përpara kohe të riformatojmë KQZ-në, përpara fundit të mandatit të saj, duke i dhënë më shumë besim të gjithë implementimit të masave të reja. Së dyti ka garanci të qenësishme në lidhje më përgatitjen e listës së zgjedhjeve, që ka qenë një nga problemet më serioze të përgatitjes së zgjedhjeve, duke përfshirë përfaqësuesit tanë në Ministrinë e Brendshme, pra në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe një informim të vazhdueshëm mbi cdo ndryshim që ndodh në këtë regjistër, pra një lloj aksesi i plotë mbi këtë listë. Së treti, ka shumë garanci të tjera shtesë që kanë të bëjnë me procesin e numërimit të votave, që do të thotë se nuk ka rezultat të qartë, të plotë të qarkut pa u numëruar cdo kuti. Ka përmirësime të dukshme dhe garantohet, ndryshe nga c’është interpretuar gabim nga precedentët që ka vendosur KQZ, e drejta e padiskutueshme e dy anëtarëve që kur ka një kërkesë ankimore dhe kur kërkesa e palës për provat që ndodhen në kutitë e materialeve zgjedhore mbështet nga dy anëtarë. Kjo është një kërkesë e padiskutueshme që nuk votohet, që nuk diskutohet nga KQZ, por që është e detyruar të procedojë automatikisht me marrjen dhe shqyrtimin e këtyre provave”, thotë bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
Por përse Komisioni Reformës Zgjedhore nuk mori në shqyrtim propozimet e 26 partive të vogla nga spektri i majtë dhe i djathtë të cilat kërkojnë korrektimin e sistemit zgjedhor?
“Këmbëngulëm që kjo cështje të përfshihet, madje iu ngarkua ekspertëve një detyrë që na jepni një konkluzion në lidhje me sistemin. Mund të them me plot gojë që nuk kishim në përgjithësi dakortësi nga Partia Demokratike, gjë që është thënë publikisht edhe nga kryeministri Berisha. Cështja e sistemit, në këmbëngulëm fort, dhe mendoj që e ka një derë të hapur. Është parlamenti që mund të gjejë mekanizma të tjerë, qoftë duke ngarkuar një komision të posacëm, përfshirë edhe partitë e vogla që nuk janë pjesë e parlamentit, të marrin në shqyrtim cështjen e sistemit, ta konsultojnë atë nga pikëpamja kushtetuese, sepse disa nga sugjerimet për disa ekspertë patën edhe pretendime të karakterit që mund të mos kenë përputhje me Kushtetutën. Unë them që është mundësia që një komision tjetër, shumë shpejt, me një periudhë të shkurtër zgjedhore, të adresojë shumë shpejt cështjen e sistemit për të gjetur atë balancën e pranueshme dhe me pjesëmarrjen e partive të vogla”, thotë zoti Gjiknuri.
Top Channel