" /> ">

Harrison Ford mbush 70 vjeç

12/07/2012 00:00

Në 13 korrik, Harrison Ford mbush plot 70 vjeç. Aktori, i cili është një
prej më të emrave më të njohur të Hollywood, ia dedikon karrierën e tij
George Lucas, që e zgjodhi për personazhin e Han Solo, në triologjinë e
parë të “Star Wars”.

Pasi kishte dështuar në një provë, Ford u mor me punë krahu dhe u njoh me Lucas në vitin 1973, ndërsa riparonte çatinë e producentit Fred Harrison. Kështu u gjend në sheshxhirimin e “American Graffiti”.

Harrison kujtohet më së shumti për rolin e tij të Indiana Jones, arkeologut të krijuar nga George Lucas dhe të drejtuar nga Steven Spielberg.

Në vitin 1982 Harrison Ford ishte protagonist në një film të paharrueshëm fantashkencë, me firmë të Ridley Scott, “Blade Runner”.


Karriera e Ford është shumë e pasur dhe me plot emocione dhe kujtime.


Ford është i martuar me aktoren Calista Flockhart që prej vitit 2001.

Top Channel