Vera Wang, e njohur si gruaja që ka veshur nuse Victoria Beckham, Sharon
Stone, Kate Hudson, Kim Kardashian, Chelsea Clinton e Ivanka Trump, duke
i transformuar martesat e tyre në një përrallë ka firmosur letrat e
divorcit nga bashkëshorti Arthur Becker, dy javë para përvjetorit të
23-të të martesës së tyre.

Lajmi u bë zyrtar nga Presidenti i Shoqërisë Wang, Mario Grauso, i cili sqaron se ndarja ishte miqësore dhe konsensuale me qëllim që ata të dy të vazhdojnë të jenë prindër të dashur për dy vajzat Cecilia e Josephine.

Divorci, sidoqoftë nuk do të lejojë të ndërhyjë në cështjet e punës, sepse të dy kanë punuar shumë për të ndërtuart shoqërinë.

Top Channel