BE, rregulla të reja për muzikën online

12/07/2012 21:50

Përmirësimi i shumëllojshmërisë dhe oferta ligjore e muzikës online, duke rregulluar për herë të parë në nivelin e BE-së shoqëritë që menaxhojnë të drejtat e autorit.

Propozimi është bërë nga komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Michel Barnier, sipas të cilit ky plan do të jetë më efikas.

Sipas zyrtarit evropian, në këtë mënyrë do të jetë e mundur që këngë nga vende të ndryshme të menaxhohen nga iTunes ose nga platforma muzike online edhe në vende të tjera.

Në këtë mënyrë, thotë Barnier, sigurohet pagesa për të drejtat e autorit dhe kush dëgjon muzikë ka më shumë mundësi zgjedhjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA