Stone, në Meksikë për të promovuar “Savages”

11/07/2012 21:30

“Narkotrafiku është një problem që nuk prek vetëm Meksikën, por edhe Shtetet e Bashkuara”.

Deklarata është bërë nga regjisori i njohur amerikan Oliver Stone, i cili ndodhet në vendin latin për të prezantuar filmin e tij të fundit “Savages”.

Filmi në fjalë trajton pikërisht çështjen e trafikantëve meksikanë dhe të krimit të organizuar. Ai tregon historinë e një karteli droge që do të bëhet absolut.

I të njëjtit mendim me Stone u shpreh pak ditë më parë edhe autori i librit ku është bazuar filmi, Don Winsolw, i cili në një intervistë për “Yahoo!” tha se trafiku i drogës është një biznes shitës-blerës, ose kërkesë-ofertë.

“Nuk mund të fajësohen gjithmonë vendet furnizuese, por edhe ato të përdoruesve. Narkotrafiku është një biznes ku përfshihen dy palët”, tha Winslow.

Filmi i Stone mban në kastin e tij aktorë të njohur latinë si Salma Hayek, Benicio Del Toro, Joaquin Cosio, Demian Bichir dhe Diego Catano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA