Komisioni i reformës zgjedhore ka përfunduar mbrëmjen e së mërkurës punimet, duke miratuar draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri, në përfundim të punimeve ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat, ku ka konfirmuar konsensusin, por edhe ka vënë në dukje disa pika të PS që nuk janë marrë parasysh.

“U arrit konsensusi për të gjitha çështjet, por një pjesë e sugjerimeve tona nuk u realizuan. KQZ ishte një nga kushtet tona për të kthyer besueshmërinë e njerëzve”, ka deklaruar Gjiknuri.

Ndërsa pas tij, përfaqësuesi i mazhorancës, Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se janë mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull, duke nënvizuar se në këtë mënyrë janë plotësuar rekomandimet e ODIHR-it.

“Miratuam çështjet e lëna pezull, që duhet të adresoheshin tek KQZ për anëtarët e komisionit. Këto dhe administrimi i provave garantojnë transparencën e proçesit. Gjithashtu, parashikohet përfshirja e teknologjisë në proçesin e votimit dhe numërimit. Me këto nene që u miratuan sot kemi përfunduar punën dhe kemi plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, ka deklaruar Bylykbashi.

Tre ishin çështjet që kishin mbetur pezull, mënyra e përdorimit të teknologjive ne zgjedhje, mënyra e marrjes së provave ne kutite e materiale zgjedhore dhe riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Siç ndodh zakonisht me kompromiset, variantet qe u shtruan ne tavoline pasditen e sotme, kur pritej miratimi me konsensus i ketyre ndryshimeve, nuk jane 100 perqind endrra e seciles pale. Por, nese do te behej nje vleresim paraprak, opozita ka marre me shume nga ky kompromis i ores se fundit. 

Suksesi i pare i madh i saj eshte mundesia qe te perdore teknologjine ne te pakten 20 per qind te territorit. mazhoranca duket se ka leshuar ketu, pavaresisht qendrimit te eksperteve te ODIHR-it qe teknologjia te perdorej jo perpara vitit 2014, me nje projekt pilot dhe ne nje shkalle te ulet perdorimi.

Ky konsensus parashikon qe pajisjet per identifikimin e kartave te identitetit te perdoren gjate procesit te votimit ne te gjithe qarkun e Tiranes, me i madhi ne vend, qe nxjerr 32 deputete. ndersa numerimi elektronik eshte parashikuar te perdoret per here te pare ne Fier, qarku i dyte me i madh ne vend, qe nxjerr 16 deputete.

Suksesi i dyte i opozites eshte se ka mundur te perfshije ne konsensus konceptin e vet per menyren sesi duhet te seleksionohet kandidatura per kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Ky eshte nje koncept krejt i ri. sipas tij cdo qytetar qe eshte i bindur se permbush kriteret per kryetar te KQZ-së dorezon aplikimin prane Komisionit te Ligjeve.

Ky komision me perberje gati te barabarte mes demokrateve dhe socialisteve, eshte i vetmi organ qe perfshihet ne proceduren e zgjedhjes se kryetarit te KQZ-së.

Pas marrjes se aplikimeve Komisioni i Ligjeve identifikon kandididatet qe gezojne mbeshtetjen e 2/3 te anetareve te tij, pra, qe gezon nje konsnesus te gjere.

Nese kjo nuk arrihet Komisioni i Ligjeve perzgjedh 4 kandidatet me mbeshtetjen me te madhe. Me pas vetem opozita ka te drejten e skartimit te dy prej tyre dhe parlamenti voton mes dy kandidateve qe mbeten.

Tek çeshtja e trete opozita ka leshuar nga koncepti qe dy anetare te kene te drejte te hapin kutite sa here ata ta gjykojne te arsyeshme. Sipas mazhorances kjo ishte nje bombe qe do te shkaterronte zgjedhjet dhe per kete arsye palet kane percaktuar ne menyre te qarte definicionin, se çfare quhet prove dhe si lidhet ajo me faktet.

Dy anëtarët do te kene te drejte te hapin kutite bazuar vetem mbi kete koncept, duke eliminuar mundesite e abuzimit gjate procesit zgjedhor. Keto ndryshime pritet te miratohen pasdite ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, i cili mesa duket do ta mbylle mandatin e tij me kete konsensus te madh, por pa marre ne shqyrtim kerkesen e partive te vogla per korrektimin e sistemit zgjedhor.

Top Channel