Begnini-Braschi, një dashuri e përjetshme

11/07/2012 00:00

Shpesh i kemi parë bashkë nëpër filma, ku tregojnë jetën, sakrificat dhe dashurinë e personazheve të tyre herë gjatë viteve të vështira të Luftës së Dytë Botërore (në filmin Jeta është e bukur, it. La Vita e Bella) e herë rropatjet, po për dashurinë, mes plumbave dhe mortajeve në Bagdad (filmi Tigri dhe dëbora).

Dashuria e Begnini-t me bashkëshorten e tij, Nicoleta Braschi nuk është e gjallë vetëm në film, ajo ekziston në jetën reale të çiftit, edhe pse kanë një jetë të tërë bashkë në një lidhje sa personale, aq edhe profesionale.

Kjo u dëshmua gjatë një aksidenti që pësoi aktorja Braschi e cila përplasi makinën e saj me një mur. Me të mbërritur në spital, mjekët diagnostikun dëmtime me një prognozë 30-ditore. Në këto ditë të vështira, Begnini (ashtu si tek Tigri dhe dëbora) i qendroi pranë bashkëshortes së tij, deri në momentin e shërimit.

Top Channel