“Ne ishim duke bërë shaka me Faik Murtaj, në momentin kur ai bërtiti
‘diçka më kafshoi’. Menjëherë më pas ai ra përtokë dhe kur ne u afruam
ai kishte vdekur”.
Këto janë momentet e fundit te jetes te demonstruesit Faik Myrtaj që u vra në bulevard, momente te rrefyera nga deshmitari okular Viktor Cervenaku, kryetar i komunes Frakull në Fier e po ashtu demonstrues më 21 janar në Tiranë.
Dëshmitari kujtoi se per shkak te detyres prej 20 vitesh ne polici ai e kishte kuptuar qe ne fillim qe behej fjale per plumba te vertete, nderkohe qe shtoi se ne kohen qe po dergonin Faik Myrtajn ne spital, kishin degjuar ne radio edhe per te vrare e te plagosur te tjere.
Deshmitari Vehbi Shkjau tregoi se ishte ne rrugicen prane Gjykatës Kushtetuese, ne momentin qe ishte plagosur ne kembe, por fatmirësisht jo me nje plumb te vertete po manover.
Nderkohe procesi ka vijuar pa kamera per te degjuar deshmine e gardistit Agron Malaj, ish anetar ne grupin e zjarrit sipas planit te masave te hartuar ne ate kohe enkas per 21 janarin.
Gardisti, i cili menjehere pas demonstrates u perfshi nen hetim, theksoi se nuk kishin marre urdher nga askush per te qelluar, por sipas tij efektivët i ishin referuar vetem ligjit per perdorimin e armeve ne garde. gardisti kujtoi se edhe vete ai kishte qelluar ne ajer.
Në fillim te deshmise se tij shefi i armatimit ne Garde Mark Ndoj ia adresoi fajin vetes per mos hedhjen e firmes nga ish-komandanti, Ndrea Prendi ne kohen qe ai ka marre armen ne dorezim ne vitin 2009. Mark Ndoj i tha gjykates se ‘eshte neglizhenca ime qe kjo gje ka ndodhur’, nderkohe qe eshte pikerisht kjo firme, e cila mesa duket e shpetoi Ndrea Prendin nga paraburgimi. Deshmitari shtoi se ai kishte vendosur ne kasaforte armet e dorezuara prej shoferit te Ndrea Prendit, Margarit Kume, qe kishte depozituar dy muaj pas 21 janarit edhe armen e tij edhe dy arme te Ndrea Prendit.
Top Channel