Victoria, në publik me veshjet e koleksionit të saj

10/07/2012 00:00

Victoria Beckham është shfaqur në Londër me një prej veshjeve të koleksionit të krijuar prej saj.

38-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, dukej shumë elegante dhe e hollë me një fustan portokalli, veshje e koleksionit pranverë-verë 2012.

Ky fustan është parë edhe më parë në trupin e Jennifer Lopez dhe Abbey Crouch.

Victoria dukej fantastike me këtë veshje, të cilën e kishte kombinuar me një palë këpucë shumë të larta të celëta. 

 

Flokët i kishte të mbledhura, ndërsa në fytyrë ishte po e njëjta shprehi dhe tepër serioze.

  

Top Channel