Adele do ta lindë fëmijën në shtator

10/07/2012 00:00

Shpesh prindërit mezi presin që të japin lajmin se presin një fëmijë.
Por kjo nuk ka ndodhur me Adele, e cila e ka mbajtur sa ka mundur privat
lajmin për shtatzaninë e saj.

Më 29 qershor ajo njoftoi përmes rrjetit social lajmin se priste një fëmijë dhe të gjithë menduan se do të ishte në hapat e para të rrugëtimit…por jo. Sipas burimeve të mirëinformuara Adele pritet të lindë fëmijën e saj diku rreth muajit shtator.

Nga ana tjetër kujtojmë se Adele anuloi udhëtimin e saj për në SHBA, në muajin maj për eventin e Billboard Awards.

Adele po ashtu prej muajsh ka refuzuar të flasë për mediat apo të pozojë për fotografët, të merret me aktivitet fizik, si dhe të jetë pjesëmarrëse në eventet publike.

Top Channel