Turi i Francës, Wiggins fiton kronometrin individual

09/07/2012 00:00

Bradley Wiggins ka dominuar me Bluzën e Verdhë kronometrin individual të Besancon, i gjatë 41.5 kilometra, etapa e nëntë e Turit të Francës.

I dyti u rendit shoku i tij i skuadrës “Sky”, Chris Froome. Koha e tretë më e shpejtë ishte e Fabian Cancellara, ndërsa Cadel Evans përfundoi i katërti.

Pas këtij kronometri individual, britaniku Wiggins është i pari në renditjen e përgjithshme me 1 minutë e 53 sekonda avantazh ndaj Cadel Evans dhe 2 minuta e 7 sekonda avantazh ndaj Froome.

Për Wiggins kjo është dita e tretë rresht që mban veshur Bluzën e Verdhë, bluzë që tregon çiklistin kryesues të Turit. Tashmë fanella e verdhë duket se do të qëndrojë gjatë tek Wiggins dhe në etapën malore të ardhshme taktika e tij mund të jetë shumë e duruar, gjë të cilën nuk mund ta bëjnë rivalët e tij më të mëdhej Evans, Nibali dhe Mencov.

Të shohim se çfarë do të ndodhë ditën e mërkurë (pasi të martën është pushim) ku do të fillojë etapa e Alpeve.

Top Channel