Rita Ora ka qenë shumë e zënë ditët e fundit me shfaqje në Britaninë e Madhe, por ka gjetur kohë për të bërë disa poza me bikini në një nga parqet e Skocisë.
21-vjeçarja ka postuar disa foto në rrjetet sociale me disa rroba banjoje dhe ia ku janë disa prej tyre.
Këngëtarja me origjinë shqiptare do të nxjerrë albumin e saj të shumëpritur me titull ORA në muajin shtator dhe ka premtuar se ky album do të “shokojë” fansat.
“Albumi im i ri do të ketë disa nga zhanret e muzikës me të cilat jam rritur dhe unë kam dëgjuar shumë zhanre. Do të ketë shumëllojshmëri dhe do të shokoheni për mirë”, është shprehur për mediat britanike Rita Ora.
“No Doubt, Destiny’s Child dhe B.I.G. kanë qenë disa nga grupet e preferuara”, shtoi këngëtarja 21-vjeçare.
Top Channel