Modric: Dua të luaj tek Real Madrid

09/07/2012 15:10

Luka Modric po ndiqet me ngulm nga Real Madrid në këtë merkato të verës dhe futbollisti kroat i ka bërë të ditur drejtuesve të Tottenham se dëshiron të luajë për madrilenët.

Sipas gazetës AS, mesfushori mëngjarash ka refuzuar çdo ofertë të klubit aktual ku luan sepse kërkon të vazhdojë karrierën në Spanjë e tashmë mbetet vetëm që klubet të arrijnë marrëveshjen mes tyre për përfundimin e operacionit.

Tottenham kërkon 40 milionë euro për Modric, ndërsa Real ofron 35 milionë euro plus Ricardo Carvalho.

Edhe Manchester United është i interesuar për Modric. Sir Alex Ferguson kërkon të përforcojë mesfushën, repart ku ka pasur aq probleme sezonin e kaluar sa i kërkoi Paul Scholes të rikthehej të luante futboll disa muaj pasi mesfushori anglez ishte tërhequr.

Top Channel