Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

09/07/2012 21:50

Një femër ndërron mesatarisht 28 herë veshjen e saj gjatë një jave pushimi. Sipas një studimi të fundit, një femër ndërrohet 4 herë në ditë kur është duke kaluar një javë pushimi total në plazh apo diku tjetër.

Janë marrë në pyetje rreth 2 mijë femra britanike e madje 1 në 10 ndërroheshin edhe 7 herë në ditë kur ishin me pushime jashtë shtetit.

1 në 20 theksuan se ndërrohen shpesh vetëm e vetëm për të veshur gjithçka që kanë marrë me vete, ndërsa 1 në 10 pranon se ky fiksim pas ndërrimit të shpeshtë të rrobave ka shkaktuar grindje me partnerin.

Një valixhe tip e një femre me pushime, sipas studimit të publikuar në ‘Daily Mail’ është: 4 fustane, 6 bluza, 4 pantallona të shkurtra, 2 palë xhinse, 3 palë rroba banjo, 3 palë sandale dhe 2 palë këpucë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA