Deshamp trajneri i ri i francezëve

09/07/2012 00:00

Didie Deshamp është zyrtarizuar si trajneri i ri i kombëtares franceze
të futbollit, pak ditë pasi e kishte refuzuar publikisht këtë post.

Ish mesfushori i njohur i gjelave, është i fundit kampion bote me Francën në 1998, që merr drejtimin kombëtares, duke pasuar në këtë post, ish-mbrojtësin Blank.

“Noel Le Graet, president i Federatës franceze si dhe Didier Deschamps kanë arritur një akord për emërimin e këtij të fundit si trajner të kombëtares”, thuhet në një njoftim të qeverisë së futbollit transalpin. Deshamp la skuadrën e Marsejës një javë më parë dhe tani do të ketë detyrën e vështirë të ribashkojë grupin tek kombëtarja e cila vjen pas dy turneve të dështuar.

Më mesin e problemeve të ardhshme të trajnerit, do të jenë edhe 4 futbollistë ndaj të cilëve është hapur një hetim për sjellje të pahijshme. Ndeshja e parë e Deshamp në drejtimin e Francës do të jetë miqësorja ndaj uruguajit në 15 gusht në Lë havrë

Top Channel