50 Cent, koment ofendues për fëmijët me autizëm
09/07/2012 15:35
50 Cent u kritikua ashpër pasi shkroi në Twitter një koment për fëmijët me autizëm dhe tashmë këngëtari ka kërkuar falje për faktin që u tall me këta fëmijë.
“E kuptoj që komentet e mia për autizmin ishin të rënda. Gjithsesi, nuk doja të ofendoja askënd dhe kërkoj falje”, shkroi reperi sërish në Twitter.
50 Cent kishte shkruar më parë një koment si përgjigje ndaj një “cicërime” të një fansi: “E pashë foton tënde. Dukeshe si fëmijë autik. Nuk dua që në profilin tim të kem autizëm.”
36-vjeçari ka rreth 8 milionë ndjekës në Twitter dhe nëna e një djali autik postoi foton e fëmijës së saj me pamje krejt normale dhe e shoqëroi me komentin: “Kjo është pamja e autizmit???”
Top Channel