Turi i Francës, etapa e 8, fiton Pino

08/07/2012 19:00

Pas njëshkëputjeje që filloj larg finishit, ciklisti francez Tibo Pino është fituesi i etapës së tetë të Turit të Francës me iterneraritn Belfort-Porentrui, për një distancë prej 157.5 km.

Në vendin e dytë i shkëputur me 26 sekonda kalon Evans i skuadrës BMC, ndërsa i treti Galopin i skuadrës Radio Shak.

Rezultati i etapës së sotme nuk ndryshon asgjë në klasifikimin e përgjithshëm ku Uigins vazhdon të mbajë fanellën e verdhë.

Ndërkohë nuk ka lajme të mira për kampionin olimpik, Samuel Sancez, i cili është detyruar të tërhiqet për shkak të një rrëzimit, kontrollet e para mjeksëore flasin për një frakturë në klavikul. Spanjolli është rrëzuar rreth kilometrit të 60-të të etapës.

Nën lot është detyruar të tërhiqet për shkak të traumës së fortë që ka pësuar në shpatullën e majtë. Ky dëmtim mund t’i kushtojë atij jo vetëm vazhdimësinë e turit por edhe pjesmarrjen në Olimpiadën e  Londrës, ku kishte si synim që të mbronte Medaljen e Artë të fituar në olimpiadën e shkuar të Pekinit.

Top Channel