Federer, “mbret” i Wimbledon-it

08/07/2012 20:30

Është Roxher Federer mbreti i Wimbëlldonit dhe këtë herë mundi në finalen e 126 të këtij slemi britanik tenistin vendas, Endi Mërrei.

Falë një paraqitje të mrekullueshme tenisti zviceran e con në shtatë numrin e slemeve britanik.

Ka qenë një finale me katër sete të cilat u mbyllën me rezultatet 4-6, 7-5, 6-3 dhe 6-4 për një disntancë kohore prej 3 orësh e 24 minutash.

Me këtë sukses Roxher Federer arrin të barazojë rekordmenin amerikan Pit Sampras dhe Uilliams Renshou, në krye të klasifikimit të Librit të Artë londinez.

Pas rreth dy vitesh mungese në suksese të tilla dhe në majën e tenistëve, zvicerani rikthehet të mbajë edhe numrin 1 të klasifikimit të përgjithshëm për meshkuj.

Top Channel