Turi i Francës, Froome fiton etapën e 7-të

07/07/2012 18:50

Chris Froome është fituesi i etapës së shtatë të Turit të Francës e gjatë 199 km. Çiklisti anglez e mbylli garën me kohën 4h58’35”, duke lënë pas krahëve Evans dhe anglezin tjetër Bradley Uigins.

Për herë të parë gjatë këtij turi, fanela e verdhë i ikën nga duart Fabian Cancellara. Tashmë kryesuesi i ri i klasifikimit është pikërisht Bradley Uigins, i cili e sheh veten 10 sekonda më pak se zvicerani që zbret në vendin e dytë.

Ndërkohë, mësohet se Ryder Hesjedal është tërhequr nga Turi i Frances së këtij viti. Kanadezi, triumfuesi i Xhiros së Italisë, nuk u paraqit në startin e etapës së shtatë dhe shkak për këtë është bërë dëmtimi që ka pësuar gjatë rrëzimit masiv që ndodhi një ditë më parë në etapën e gjashtë.

Top Channel