Serena Williams, mbretëreshë e Uimbëlldonit

07/07/2012 19:10

Serena Williams mund 2-1 polaken Anjeska Radvanska dhe shpallet mbretëresha e Uimbëlldonit, e pesta herë kjo për tenisten amerikane.

30-vjeçarja Williams, e cila pas këtij suksesi do të ngjitet në vendin e 4-t në renditjen botërore, duhet të gëzohet që përballja me polaken përfundoi në favor të saj pas një ndeshjeje që zgjati rreth 2 orë.

Ky është triumfi i pestë për të në Uimbëlldon dhe i 40-i në një turne “slam”. Nga ana tjetër, Radvanska, për të cilën kjo ishte finalja e parë e saj në karrierë, kthehet në shtëpi me kokën lartë pas një paraqitjeje suprizuese.

Top Channel