Zbulohen 100 piktura të Caravaggio-s
06/07/2012 03:00
Për artin mund të jetë një kthesë historike. Dy historianë italianë të artit mendojnë se kanë zbuluar dhjetëra skica dhe piktura që i atribuohen mjeshtërit të periudhës së Rilindjes, Caravaggio, të cilat studiuesit i kërkonin prej më tepër se një shekulli.
Punimet besohet se datojnë në kohën kur Caravaggio ishte student në Milano.
Ato u gjetën në arkivin e piktorit Simone Peterzano, me të cilin Cravaggio studioi prej moshës 11 vjeçare.
Pikturat, të cilat formojnë një pjesë të arkivit të Peterzano-s, janë skica të trupit dhe skena fetare.
Veprat, vlera e të cilave shkon në 700 milionë euro, u gjetën pas një pune të gjatë dhe të kujdeshme të një grupi kuratorësh.
Top Channel