Vdekja e gjyshes hidhëron Rihanna-n

06/07/2012 16:30

Rihanna u shfaq e pikëlluar për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj në Nju Jork. Këngëtarja kaloi gjithë natën pa gjumë në pritje të funeralit të gjyshes dhe në profilin e saj në rrjetin social Twitter në një status postoi hidhërimin që e kishte kapluar.

“Zemra ime po qan, por askush s’do t’ia dijë. Fjalët janë të pamjaftueshme për të shpjeguar bukurinë e saj (gjyshes). Ajo dhe vetëm ajo e di këtë”, do të shkruante Rihanna në orët e para të mëngjesit.

Vdekja e gjyshes së Rihanna-s, Clara Braithwait u njoftua nga vetë këngëtarja që më datë 1 korrik. Varrimi i saj u mbajt në Manhatan dhe në imazhet që qarkullojnë në internet, këngëtarja tregohet e pikëlluar.

Më herët, gjatë vitit, Rihanna pati postuar disa herë në rrjetet sociale foto të saj me gjyshen e cila vuante prej kohësh nga kanceri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA