Jude Law: I lumtur që arrita moshën 40-vjeçare
06/07/2012 11:30
“Jam i lehtësuar tani që jam 40 vjeç sepse në këtë moshë nuk duhet të jesh më i freskët dhe seksi. Tashmë ka shumë të rinj që kanë për “detyrë” të kujdesen për pamjen e jashtme.”
Kështu është shprehur Jude Law në një intervistë për ‘Vanity Fair’ duke shtuar se është më i qetë në jetën e tij.
“Kur ke 20 vite karrierë në filma apo në çdo punë tjetër je më i qetë edhe me familjen tënde. Jam shumë më mirë tani dhe më pëlqen kjo gjë”, shton aktori britanik.
Law thekson se filmi i tij i preferuar nga ata ku ka interprtuar është ‘The Talented Mr. Ripley’.
“Aty kam punuar për herë të parë me Anthony Minghella dhe më pas e bëra mik shumë të mirë”, thekson aktori.
Top Channel