Jane Pitt kundër djalit dhe presidentit Obama

06/07/2012 15:55

Pavarësisht se djali i saj njihet si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të presidentit amerikan, Barack Obama, kjo nuk e ka penguar zonjën Jane Pitt të dalë kundër preferencave politike të të birit duke sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë.

“Para se të zgjidhni që të mos votoni për një njeri që mbështet familjen e shëndoshë, me morale e parime të larta, me eksperiencë në biznes dhe që është kundër abortit dhe martesave të të njëjtit seks, por vetëm sepse është një mormon është një gabim i madh. Të gjithë ata që zgjedhin të mos votojnë, në fakt votojnë për kundërshtarin e Romney, ose më saktë votojnë për Barack Hussein Obama, një person që deklarohet si liberal në favor të vrasjes së fëmijëve që s’kanë lindur ende dhe në favor të martesës mes homoseksualëve”, thuhet në një letër të dërguar nga zonja Jane për Springfield Neës-Leader.

Letra e mamasë së Brad Pitt mori shkas nga komenti i një lexuesi i cili argumentonte se nuk mund të votonte dotë Mitt Romney-n në zgjedhjet e nëntorit pasi ai ishte një mormon (baza e zgjedhësve republikanë, evangjelistë dhe kristianë tradicionalë i quajnë mormonët si të krishterë jo të vërtetë).

Jane Pitt mbyll letrën duke theksuar se nuk është me besim mormon, por se ndaj të njëjtat bindje politike dhe morale me Mitt Romney-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA