Interi në Brazil për Lucas Moura

06/07/2012 11:00

Inter kërkon të mbyllë blerjen e Lucas Moura, mesfushorit të Sao Paulos e për këtë arsye të dërguarit e klubit zikaltër kanë udhëtuar drejt Brazilit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, gjendet në Brazil për të negociuar blerjen e lojtarit të cilin Interi e ndjek me vëmendje prej muajsh tashmë.

20-vjeçari Lucas Moura është ideal për politikën e klubit italian për rinovimin e skuadrës, por futbollistin e kërkon edhe Real Madrid. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Lucas ka vizituar qendrën stërvitore të Interit dhe Realit e tani po mendohet për zgjedhjen më të mirë për të.

Sao Paulo është e gatshme të ulë kërkesën e saj prej 35 milionë eurosh për lojtarin e talentuar brazilian.

Top Channel