Van Persie nuk rinovon, Cavani drejt Chelsea

05/07/2012 10:25

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie ka vendosur të kërkojë një aventurë të re jashtë “Emirates”, ndërsa i komunikojë zyrtarisht klubit se nuk ka ndërmend të përtërijë kontratën në skadim në vitin 2013.

Në këto kushte, Arsenali duket i detyruar që të gjejë një blerës, për të mos humbur qendërsulmuesin me parametra zero në sezonin e ardhshëm.

Juventusi duket në “pole-position” aktualisht për blerjen e 28-vjeçarit, i lakmuar edhe nga klube të tjera të rëndësishme, përfshi Chelsea, Paris SG apo Manchester City.

Sipas shtypit italian, burime të mirëinformuara brenda Juventusit garantojnë se tratativat kanë nisur dhe tashmë janë në një fazë të avancuar.

Ndërkohë, nëse një futbollist i madh është drejt ardhjes në Serinë A, një tjetër sulmues i klasit botëror duket se mund të jetë drejt largimit.

Chelsea, në kërkim të një qendërsulmuesi pas largimit të Didier Drogba ka piketuar Edison Cavanin e Napolit. Ndonëse napolitanët e kanë cilësuar të pashitshëm argjentinasin, klubi i Abramovich mund të jetë i gatshëm të oferojë një superkontratë dhe një ofertë prej më shumë se 50 milionë eurosh për Napolin.

Në rast se pista Cavani nuk konkretizohet, atëherë “blutë” e Londrës do t’i drejtohen Higuainit të Realit.

Top Channel