Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon “Los Cafeteros” në fazën me eliminim direkt
Pas revistës ‘France Football’ vjen një tjetër mbështetje për Iker Casillas në luftën për Topin e Artë FIFA.
Legjenda e futbollit botëror, Pele, është shprehur në një intervistë për gazetën spanjolle AS se portieri i Spanjës dhe Real Madrid duhet të vlerësohet me çmimin më të rëndësishëm individual në botën e futbollit.
“Duke marrë parasysh rendimentin e lartë të Casillas në turnetë e mëdha, mendoj se është momenti i përshtatshëm për të për fitimin e Topit të Artë edhe pse këto çmime u jepen zakonisht sulmuesve. Është një portier i madh dhe luan një rol të rëndësishëm në lojën e ekipit njësoj si ata që bëjnë gola”, thekson Pele.
Kur u pyet nëse Spanja e këtyre viteve është më e mirë se Brazili i tij, Pele deklaroi: “Janë epoka të ndryshme dhe është vështirë të krahasohen. E sigurtë është se Spanja është ekipi më i mirë në botë momentalisht. Brazili im është krahasuar me Hollandën e Cruyff, më pas me Gjermaninë e tani me Spanjën. Kjo do të thotë që kemi qenë më të mirët.”
Top Channel