NBA, Steve Nash kalon tek Lakers

05/07/2012 15:35

Los Angeles Lakers kanë arritur të afrojnë në ekip një nga organizatorët më të mirë të NBA, veteranin Steve Nash të Phoenix Suns.

Ka qenë Kobe Bryant ai që ka bindur drejtuesit e skuadrës për të blerë 38-vjeçarin, i cili nuk ka arritur dot të fitojë asnjë titull kampion në NBA edhe pse gjithmonë ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit.

Kanadezi do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Lakers nga e cila do të përfitojë 25-30 milionë dollarë.

Phoenix ka marrë nga Lakers të drejtën e zgjedhjes së parë në draftin e kolegjeve etë vitit 2013 e 2015 si dhe të zgjedhjes së dytë të draftit të vitit 2013 e 2014.

Top Channel