Turi i Francës, etapa 4, fiton Greipel

04/07/2012 23:00

Gjermani Greipel është fituesi i etapës së katërt të Turit të Francëz së këtij viti, e gjatë 214.5 km. Falë rrëzimit të Cavendish 3 km para fundit dhe falë sprintit në 200 metrat e fundit ciklisti i skuadrës Lotto – Belisol arriti të prekë i pari vijën e finishit, duke lënë pas krahëve italianin Petachi dhe holandezin Tom Veelers.

Për Greipel kjo ishte fitorja e 14 në karrierën e tij si ciklist profesionit dhe e dyta në Turin e Francës.

Në km e fundit të kësaj etape ndodhi një rrëzim masiv. Në tokë mes shumë ciklistëve e pa veten edhe kampioni në fuqi i botës Mark Cavendish dhe Daniel Oss ky u rrëzua dhe një ditë më parë.

Fatmirësisht askush nuk pati ndonjë dëmtim të rëndë, dhe të gjithë e rinisën garën edhe pse të dëshpëruar pasi humbën ndoshta edhe kreun.

Fabian Cancellara vazhdon të mbajë fanellën e verdhë me 7 sekonda diferenca me Uigins dhe francezin Shavanel.

Ndërkohë etapa e pestë e Turit të Francës, do të zhvillohet të enjten do të jetë e gjatë 196.5 km.

Top Channel