Përfitimet nga “Londër 2012”

04/07/2012 00:45

Lojërat Olimpike të Londrës që fillojnë në 27 korrik do të përmirësojnë me 16.5 miliardë stërlina arkën e shtetit britanik dhe do të krijojnë më shume se 62 mijë vende të reja pune në ekonominë vendase.

Sipas rezultateve të një studimi të Lloyds Banking Group përfitimet do të vijnë si rezultat i turizmit dhe sektorit të ndërtimit.

Studimi përfshin periudhen 2005, kur u shpall Londra si vendi organizator i Olimpiadës së Verës 2012,  deri në vitin 2017.

Një e treta e përfitimeve do të krijohen në periudhën pesë vjecare pas përfundimit të Lojërave kur ambjentet olimpike do të konvertohen në objekte turistike.

Britania ka zbatuar një projekt ndërtimor në një shkallë të paprecedent, dhe përfitimet ndihen jo vetëm në Londër, por në mbarë vendin.

Lojërat Olimpike të Londrës, të tretat në historinë e këtij kryeqyteti në kohët moderne, janë kritikuar se kushtuan tre herë më shumë sesa shuma fillestare e paraqitur në vitin 2005, por realisht përfitimet rezultojnë se do të jenë sa pesëfishi i shumës kur u paraqit kandidatura për organizimin e tyre.
 

Top Channel