Juventus blen Lucio dhe Pogba

04/07/2012 12:00

Lucio është lojtari i ri i Juventusit. Ish-mbrojtësi brazilian i Interit është transferuar tek rivalët e përjetshëm të zikaltërve pas skadimit të kontratës.

Lucio ka firmosur një kontratë 2-vjeçarë me kampionët e Italisë dhe do të fitojë 2.3 milionë euro në sezon.

Presidenti i Interit Massimo Moratti ka komentuar shumë “thatë” këtë “tradhti”: “Lucio? Kur dikujt i skadon kontrata mund të luajë ku të dojë.”

Gjithashtu, mediat italiane bëjnë të ditur se një tjetër blerje e Juventusit është Paul Pogba, talenti 18-vjeçar i Manchester United.

“Pogba ka firmosur prej kohësh me Juventusin. Më vjen shumë keq”, ka thënë Sir Alex Ferguson në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit.

Top Channel