Carla Bruni nuk është sërish shtatzënë. Këtë gjë e ka bërë të diur vetë ish-Zonja e Parë franceze për revistën ‘Gala’ duke i dhënë kështu fund zërave se Bruni pret një fëmijë tjetër, zera që dolën në qarkullim nga revista franceze e thashethemeve ‘Closer’.
“Nuk jam shtatzënë, jam vetëm e shokuar dhe shumë e nervozuar për këtë lajm të rremë që po qarkullon”, thekson Bruni, e cila lindi vajzën e saj me Sarkozy në tetorin e kaluar.
“Këto lajme janë krejtësisht të pabaza”, shton Bruni.
Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, pas një muaji në Marok janë nisur për në Kanada ku do të vazhdojnë pushimet e tyre.
Pushime që janë trazuar paksa nga bastisja e shtëpisë së Nicolas Sarkozy nga policia në kërkim të provave për akuzën e mashtrimit financiar të ngritur kundër tij edhe më parë.
Top Channel