Inter, Maicon drejt Chelsea

03/07/2012 09:50

Maicon është shumë pranë largimit nga Inter dhe transferimit tek Chelsea. Blutë e Londrës kanë ofruar 8 milionë euro për mbrojtësin brazilian që luan në krahun e djathtë dhe marrëveshja është shumë pranë arritjes sipas sportmediaset.it.

Në Stamford Bridge Maicon do të zërë vendin e Jose Bosingwa, i cili do të largohet pasi i përfundon kontrata.

Për zëvendësimin e njërit prej lojtarëve më të mirë në vitet e fundit që ka pasur Interi, klubi zikaltër po mendon për francezin Debuchy (Lille) dhe Cissokho (Lyon).

Edhe Dejan Stankovic është me valixhet në duar dhe ashtu si Maicon, serbi do të luajë në Angli.

Mesfushori nuk hyn në planet e Stramaccioni dhe mendohet se e ardhmja e tij është West Ham.

Top Channel