Fituesja e Sanremos ngatërron flamur

03/07/2012 16:05

Finalja e Euro2012 u prit me padurim nga të gjithë tifozët italianë, mes tyre edhe persona vip, të famshëm në fusha të ndryshme.

Një ndër ta ishte edhe këngëtarja Emma Marrone, e cila në muajin shkurt të këtij viti fitoi cmimin e parë në festivalin e Sanremos me këngën “Non e l’inferno”.

28-vjeçarja, ka pastuar në profilin e saj në Twitter foto me një flamuri trengjyrësh…por jo të Italisë. Në fakt ngjyrat janë ‘Ok’, por vendosja e tyre ishte si ato të flamurit hungarez. Kaq ka mjaftuar që fotoja të shkaktonte të qeshura, ironi dhe irritim mes fansave të këngëtares.

Në fakt flamujt kanë të njëjtat ngjyra, jeshile, të bardhë dhe të kuqe por ndryshimi qendron tek pozicionimi; italianët simbolin e tyre e kanë me ngjyrat e vendosura vertikalisht, ndërsa hungarezët horizontalisht.

Flamuri italian:



Flamuri hungarez:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA