Victoria Beckham poston foto me delfinin

02/07/2012 09:50

Victoria Beckham ishte të dielën në një park ujor të Kalifornisë me tre djemtë e saj Brooklyn, Romeo dhe Cruz.

Bashkëshortja e David Beckham pas një dite të bukur postoi në Twitter një foto të sajën me një delfin.

Në komentin shoqërues, stilistja shkroi: “Një ditë e veçantë me fëmijët duke notuar me delfinët. Janë shumë të bukur.”

Victoria Beckham është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi vizitoi Londrën javën e kaluar për lançimin e muzikalit ‘Viva Forever’ së bashku me vajzat e tjera të Spice Girls.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA