Turi i Francës, Cavendish fiton etapën e dytë

02/07/2012 19:45

Mark Cavendish është fituesi i etapës së dytë të Turit të Francës 2012. Ciklisti britanik e përshkroi segmentin e rrugës Vise – Tournai, 207.5 km, e fundit kjo në tokën belge me kohën 4 orë, 56 minuta e 59 sekonda. Në karrierën e Cavendish ky ishte triumfi i 21 Turin e Francës.

27-vjecari nga Britania arriti të mposhtë në metrat e fundit falë një supersprinti dy rivalët e tij, gjermanin Andre Greipel dhe australianin Matt Goss, të cilët e mbyllën në vendin e dytë dhe të tretë. Vendin e katërt në etapën e dytë të Turit të Francëz e zuri holandezi Tom Veelers i cili la pas krahëve italianin Alessandro Petacchi.

Në klasifikimin e përgjithshëm nuk ndryshon asgjë, me zviceranin Fabian Cancellara që vazhdon të kryesojë me 7 sekonda më shpejt se Uigins e Shavanel dhe 10″ më pak se Van Garderen.

Etapa e tretë e këtij turi ciklistik do të garohet në tokën francezë në Itinerarin Orchies – Boulogne sur Mer e gjatë 197 km.

Top Channel