Kur martesës së saj po i vinte fundi, çdo lëvizje e Katie Holmes është ndjekur nga një grup burrash misteriozë në dy makina në javët e fundit.
Sipas ‘TMZ’, disa burra janë parë në afërsi të apartamentit të ish-bashkëshortes së Tom Cruise në Nju Jork dhe menjëherë sapo ajo dilte e ndiqnin ngado që shkonte. Sipas burimeve të kësaj faqeje me thashetheme, këta persona nuk janë gazetarë, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.
Të hënën gjithashtu është bërë e ditur se jeta e Tom Cruise me Katie Holmes nuk ka qenë aq romantike sa dukej. Protagonisti i ‘Top Gun’ me sa duket ushtronte një kontroll shumë të rreptë në jetën e bashkëshortes së tij. Sipas mediave rozë, ka qenë Cruise ai që përzgjidhte rolet që i ofroheshin Holmes, pamjes së saj të jashtme e madje edhe në ndryshimin e emrit të saj.
Sipas ‘Sunday Mirror’, Tom i ka thënë gruas që të ndërrojë emrin nga Katie (Keti) në Kate (Kejt) dhe i thonte që të refuzonte role që atij nuk i pëlqenin.
Një person pranë çiftit ka zbuluar se Tom dhe Katie jetonin në dhoma të veçanta të apartamentit të tyre.
Gjithashtu çifti kishte mosmarrëveshje në lidhje me vajzën e tyre 6-vjeçare Suri. Tom e trajtonte vajzën si të rritur, ndërsa Katie e llastonte paksa dhe kjo gjë shkaktonte grindje.
Top Channel