Starton “Summer Fest 2012”

02/07/2012 19:45

“Summer Fest 2012” ka nisur nga Durrësi rrugëtimin drejt disa prej qyteteve të Shqipërisë.

Ky event i organizuar nga Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha”, me mbështetjen mediatike të “Top Channel”, përmbledh një sërë aktivitetesh, si koncerte me zëra të njohur të muzikës shqiptare, të tjera promovuese të pikave turistike vendase, evidentim të traditës e trashëgimisë kulturore si dhe panaire me produkte shqiptare.

Panairet qëndrojnë të hapura nga mëngjesi deri në mbremje. Jane të vendosura prane skenave ku zhvillohen koncertet. Për të gjithë ata që duan të ekspozojnë produktet e tyre, mund të drejtohen pranë Bashkive të qyteteve të Vlorës, Sarandës, Lezhës, Pogradecit dhe Korçës, qytete këto ku do të zhvillohet “Summer Fest” në ditët e javët në vijim.

Dy prej stendave të panaireve jane ato të audicioneve të “reality-shoë”, “Big-Brother” dhe spektaklit “The Voice of Albania”, ku mund të plotësohen formularët për të marrë pjesë.

Dita me aktivitetet e “Summer Fest” kulmohet në mbrëmje me një koncert, ku marrin pjesë këngëtarët dhe grupet më të njohura të muzikës së lehte nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, diaspora, si dhe ish-konkurrentë të “The Voice of Albania”.

Drejtuese e projektit Ledia Liku, prezantues Xhemi Shehu dhe Florian Binaj, skenografia Fatmir Minga,  regjia Ergys Lubonja. Koncerti i pare që u zhvillua në Durrës, do të transmetohet në “Top Channel”, të shtunën e 14 korrikut, ora 20.45.

”Summer Fest”, zbavitje, por edhe promovim i vlerave vendase, për të festuar së bashku 100-vjetorin e pavaresise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA